Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Arlinda Dudaj flet për jetën jashtë librave: Pse nuk e prezantoj bashkëshortin asnjëherë në publik

09/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Arlinda Dudaj flet për jetën jashtë librave: Pse nuk e prezantoj bashkëshortin asnjëherë në publik

Një jetë mes librave dhe më shumë se 17 vjet si themeluese e njërës prej shtëpive më të njohura botuese në vend, “Dudaj”, Arlinda është i pari personazh në ҫdo panel ku flitet për librat apo ndikimin e tyre në shoqërinë dhe të rinjtë shqiptarë. Ndërsa jashtë librave, kjo është hera e parë që e shihni kështu.






Jetën e saj nuk mund ta kuptosh pa libra, as shtëpinë jo, sepse dekori kryesor është libri. Brenda mureve me tulla dhe dekorit klasik, kudo sytë të shohin aksesorin kryesor – pasionin dhe punën e kahershme të Arlindës.

Por sot, e ftuar në “Rudina”, kishte një profil tjetër, duke zbuluar më shumë për jetën private jashtë profesionit.

E martuar në moshë shumë të re, vetëm 20-vjeҫare, dhe nënë vetëm pak kohë më vonë, Arlinda tregon se sot është një nënë e lumtur. Nëse është penduar për këtë vendim të rëndësishëm të jetës në moshë të re, ajo thotë se, teksa sheh të birin tashmë 19-vjeҫar, nuk ka pse të ketë pengje: “Kur shikoj Patrikun, jam shumë e kënaqur. Lidhja me të është më shumë si shokë sesa nënë e bir…” – tha Arlinda dhe menjëherë pas kësaj, Patriku i dërgon një videomesazh nga Anglia ku vazhdon studimet, për t’i shprehur mirënjohjen për dashurinë e pakursyer…

Por, me këtë rast, Rudina e ngacmon edhe për bashkëshortin, me të cilin publiku nuk e ka parë asnjëherë: “Po bashkëshorti, në privatësi të plotë, apo jo?” – e pyet moderatorja duke marrë menjëherë konfirmimin e Arlindës: “Po, ai nuk ka pasur asnjëherë dëshirë, por edhe është në një fushë tjetër… “ – tha ajo duke dashur ta lërë me kaq “zbulimin”, por pas pyetjes së Rudinës, mësuam edhe se bashkëshorti i Arlindës është ekonomist me profesion dhe i biri, Patriku, studion Ekonomi në Angli, kështu që edhe ai ka zgjedhur të jetë në rrugën e të atit, megjithëse përpiqet të ndjekë këshillat e mamit për librat dhe ushqen po aq sa ajo pasionin për ta./ Class

 

Tags: Arlinda Dudaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
FOTOT/ Benardi dhe Xheni të pandarë, shkojnë bashkë në…

FOTOT/ Benardi dhe Xheni të pandarë, shkojnë bashkë në…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera