Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

ARLINDA DUDAJ: NUK MJAFTON VETËM SHITJA NËPËR STENDA, DUHET BËRË MË SHUMË. JA SUGJERIMET E “DUDAJ” NË PANAIR

14/11/2015
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
ARLINDA DUDAJ: NUK MJAFTON VETËM SHITJA NËPËR STENDA, DUHET BËRË MË SHUMË. JA SUGJERIMET E “DUDAJ” NË PANAIR

‘Shefja’ e botimeve “Dudaj”,  thotë se këto ditë shqiptarët janë shumë më afër librit. Në një intervistë për “revistawho.com”, zonja Arlina Dudaj na tregon problematikat që ka hasur sivjet në Panairin e Librit. Sipas saj, nuk mjafton vetëm të shesësh nëpër stenda, në panair duhet bërë shumë më tepër. Arlinda nuk harron të na bëjë edhe një listë me librat që duhet të lexojmë, dhe që kemi kohë deri nesër për t’i shtënë në dorë, pasi e diela shënon edhe ditën e fundit të këtij eventi të rëndësishëm.





Si duket panairi këtë vit? Të mirat dhe problemet e tij?

Panairi është gjithmonë një ngjarje për leximin dhe librat, ai përherë mbledh lexues. Për këtë arsye është përherë një gjë e mirë dhe shumë e vlefshme. Ajo që më ka shqetësuar dhe më shqetëson përherë është fakti se aty brenda nuk ndodh diçka tjetër përveç shitjes nëpër stenda. Nuk ka autorë të ftuar, nuk investohet për shkëmbimin ndërkulturor, nuk flitet për librin dhe se si mund të ftojmë sa më shumë njerëz, sidomos të rinj të librit.


Cilat janë librat që duhet të blejmë?

Kur flasim për librat që duhet të blejmë, pa dashur të kufizoj shijet e lexuesit pasi ato janë të shumëllojshme, duhet të jenë dy gjëra të rëndësishme që duhet të luajnë rol: autori dhe përkthimi. Po ashtu edhe emri i shtëpisë botuese luan një rol, pra një shtëpi botuese që i kuron librat, me redaktime e korrektime të kujdesshme është një faktor që e shtyn njeriun të blejë botimet e saj. Duke folur personalisht tani, ne kemi sjellë libra shumë të bukur në këtë panair, ose le të themi më mirë keto 6 muajt e fundit. Për të përmendur disa: “E vërteta mbi çeshtjen Herri Kjubert”, “Fëmijët e mesnatës”, “E shtrenjta jetë” nga nobelistja Alice Munro, “Njëqindvjeçari që u hodh nga dritarja dhe u zhduk” nga Jonas Jonasson, “Gurskalitësi” nga Camilla Lackberg, “Dërgomë shumë jetë” nga Paolo di Paolo, vazhdimi i historisë së Leos dhe Emit – “Dallga e shtatë”, “Si të jesh parisiane kudo që jeton”, etj.

botimet dudaj

A ekzistojnë në Shqipëri bestseller-at?

Bestseller domethënë një libër që shitet shumë, duke u bazuar në numrin e popullsisë dhe sigurisht që ka dhe në Shqipëri. Stieg Larsson është një bestseller, Roberto Saviano, Dan Brown, Rudina Xhunga është një bestseller.

A shitet më shumë letërsi shqiptare apo e huaj?

Kam ndjesinë që shitet më shumë letërsi e huaj, po ky s’është një fenomen shqiptar, ndaj s’ka pse frustrohet askush. Letërsia shqiptare ka nevojë të përkrahet sigurisht, po ajo ka vendin e saj. Nuk më pëlqen kjo xhelozi pak provinciale e të trajtuarit si armiq ose kundërshtarë të njëra-tjetrës.

A është e vërtetë që shqiptarët blejnë libra më së shumti gjatë panairit?

Është e vërtetë që blejnë shumë libra në panair, ky mbase është dhe defekt i distribucionit dhe librarive të pakta që ekzistojnë, ose dhe që nuk e shfaqin ose trajtojnë librin me respektin që meriton, s’është dhe shumë faji tyre, pasi është i gjithë fushës sonë që ka shumë probleme ekonomike. Ndaj lexuesi zgjedh këtë moment për të blerë libra, të cilët i sheh të gjitha bashkë. Është shumë bukur.

Ç’mendoni për librin elektronik?

S’kam ndonjë mendim të veçantë. Është mirë të ekzistojë si alternativë, përherë mbetet një libër, megjithëse nuk mendoj që do ta zëvendësojë ndonjëherë librin në letër. Edhe shifrat në rënie në gjithë botën me mbi 15 për qind e tregojnë këtë. Por mendoj që në Shqipëri nuk është ky problemi. Problemi është se si ta çojmë lexuesin te libri, se ç’forme ka ai nuk ka rëndësi.

Tags: Arlinda DudajBotimet DudajPanairi i Librit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Futbollisti i Kombëtares, dhuratë një makinë të 2015-ës miss-it

Futbollisti i Kombëtares, dhuratë një makinë të 2015-ës miss-it








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera