Futbollisti i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe bashkëshortja e tij Elona janë bërë prindër për herë të dytë. Ka ardhur në jetë Leoni, djali i dytë i familjes dhe lajmin e ka dhënë vetë Elona përmes një postimi në “Instagram”. Çifti u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2021 me djalin e tyre, Luisin i cili sot është bërë me vëlla.