Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Armata femërore e Hillary Clinton (Gratë e suksesshme që financojnë fushatën dhe stafi i afërt i saj)

06/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Armata femërore e Hillary Clinton (Gratë e suksesshme që financojnë fushatën dhe stafi i afërt i saj)

Në shtetet e bashkuara të Amerikës, fitorja për Shtëpinë e Bardhë është sinonim i garave të milionave dollarë. Është një garë brenda një gare. Është një lojë vendimtare ku Hillary Clinton ka mbështetje një forcë të madhe femërore.





Zyra e kandidates demokrate është e vendosur në One Pierrepont Plaza në Brooklyn Heights. Në të dy katet e godinës së përshtatur për këtë fushatë, në adresën tashmë të njohur duket se mbizotëron një ambient plot alegri, ku prej disa javësh punojnë të rinj vullnetarë deri në 8 nëntor. Michelle Kwan, 36 vjeçe, dy herë fituese në lojrat olimpike për patinazh artisktik, betohet që në zyrën e Clinton ka një atmosferë me energji tërësisht pozitive. “Ne ndjehemi si në shtëpinë tonë”, – shprehet ajo.

Nga një fushatë elektorale në tjetrën


Në vitin 2012 Barack Obama dhe Mirr Romney arritën të mblidhinin nga 1 milion dollarë secili. Këtë vit sipas ekspertëve, Hillary Clinton e ka kaluar këtë shumë. Për të financuar ambiciet e tyre presidenciale, kandidatët mund të zgjedhin versionin e fondeve publike, por këto të fundit të lëshuara nga Komisioni Elektoral Federal janë shumë të limituara. Për këtë arsye kandidatët preferojnë t’u bëjnë apel bizneseve private. Pikërisht këtu hyn në lojë brigada e personaliteteve që mbështesin kandidaten të ashtuquajturat “Hillblazers” (Komiteti Kombëtar Financiar – i përbërë nga personazhe që kanë kontribuar më shumë se 100 mijë dollarë secili për fushatën Hillary për Amerikën).

Pasi kanë dhënë kontributin e tyre monetar, detyra e tyre është të bindin të afërmit dhe familjarët të kontribuojnë për fushatën. Lista e tyre gjendet në website-n e Hillary Clinton dhe janë rreth 500. Afërsisht gjysma e tyre duket se janë femra të cilat jetojnë në California, New York dhe Chicago. Femra brilante, besnike dhe shumë të pasura, të cilat njohin gjithë teknikat e nevojshme për të gjuajtur dollarë si nëpërmjet internetit apo edhe në mënyra tradicionale duke dërguar korrierë nëpër evente të ndryshme për të mbledhur fonde. Dhe janë pikërisht këto të fundit që nëpërmjet drekave, koktejleve apo darkave që zgjasin me orë të tëra i ofrojnë të ftuarve nga një biletë hyrjeje për të takuar kandidaten demokrate apo njerëzit e afërt të saj. “Hillary Clinton ka ditur të mbajë pranë vetes femra që i kanë ndenjur besnike”, – shpjegon Anthony Corrado, politolog pranë Brookings Institution, gjithashtu autor i shumë librave mbi financimet politike. “Karakteri historik i kandidaturës së saj pëlqehet shumë. Është një motivim më shumë”, – nënvizon ai. Por mbështetësit e “Hillblazers” nuk kalojnë pa u vënë re. Performancat e tyre varen nga shpërblimi pas fitores megjithëse zyrtarisht ato nuk duhet të presin asgjë në këmbim. Motivimi gjendet aty, një lloj tradite politike. Dhe besnikët më të mëdhenj do t’u shpërndahen ambasadave. Si rasti i mbështetësit të Barack Obamës, Louis Susman i cili u bë ambasadori i Britanisë si dhe Bruce Heyman i cili është ambasadori i Kanadasë. Secili prej tyre kishin kontribuar disa miliona dollarë në fushatën e presidentit aktual.

Shikoni fotot për të njohur stafin e Hillary Clinton.

jennifer-palmieri_0 (1)

Jennifer Palmieri 48 vjeç, është drejtoreshë e komunikimit për këtë fushatë. Deri në shkurt të 2015 ajo ishte drejtoreshe e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

stephanie-hannon

Stephanie Hannon merret me të gjithë aspektin dixhital të fushatës.

amanda-renteria

Amanda Renteria pas studimeve në Standford dhe Harvard është këshilltare politike e Hillary Clinton.

mandy-gunwald

Mandy Grunwald ka mbaruar studimet në Harvard dhe është e bija e redaktorit të njohur të gazetës “The Times”. Ajo është shoqëruesja e Clinton në çdo event.

kristina-schake_0

Kristina Schake është kuratore imazhi e figurës së Clinton. E njëjta që i sugjeroi presidentit Barack Obama të kërcente në emisionin e Jimmy Fallon.

karen-finney

Karen Finney, zëdhënëse e fushatës.

stephanie-schriock

Stephanie Schriock mbulon anën finaciare të fushtës.

chelsea-clinton

Chelsea Clinton ka vendosur të jetë mbështetëse e nënës së saj. Ajo është shumë e preferuar nga publiku dhe gjithashtu njihet si Presidente e Fondacionit Clinton.

Tags: Hillary Clinton
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Shqipëria shënon gol në minutën e 10-të, çmenden tifozat kuqezi

Shqipëria shënon gol në minutën e 10-të, çmenden tifozat kuqezi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera