Siç dihet tashmë Armina i do shumë kafshët. Dhe sigurisht që dhunën ndaj tyre nuk do e lejonte. Por fashion blogerja më e famshme në Shqipëri sot është bërë dëshmitare e një ngjarje akoma më të rëndë. Ajo ka parë teksa një qengj shihte si shokët e tij thereshin. E tmerruar nga kjo ngjarje, Armina ka bërë një postim në Insta Story ku shprehet e mërzitur dhe se i do shumë qengjat. “Jam shumë, shumë e mërzitur. Pashë një qengj që po shihte teksa shokët e tij po thereshin dhe po priste radhën e tij. Zemra ime nuk mund ta përballojë këtë. Sa do doja ta ndaloja abuzimin me kafshët. I dua qengjat. Dua që ata të jenë të lumtur dhe të lirë”, -shkruan Armina. Kujtojmë se disa kohë më parë Armina u shpreh se do donte shumë të kishte një shtëpi plot me kafshë duke përfshirë edhe qengjat./revistawho.com