Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Armina: Ja pse zgjodha të dukem si Monroe

28/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Fashion bloggerja e njohur, Armina Mevlani ka bërë një in memoriam për aktoren hollivudiane, Marilyn Monroe. Armina shprehet në blog se gjithnjë ka qenë e frymëzuar nga stili “pin-up” dhe nga femrat e viteve 50.





Për më shumë lexoni shkrimin e Arminës në blogun e saj:

“Një vit më parë, pikërisht në muajin qershor, më lindi ideja për të ribërë disa foto të Marilyn Monroe-së dhe për t’i risjellë ato, sigurisht që jo njësoj si të sajat, por të frymëzuara prej saj dhe viteve kur ajo jetoi. Që në moshën e adoleshencës, shpeshherë fiksohesha me femrat “pin up”, duke i studiuar mirë ato, format dhe stilin e tyre, dhe e gjeja veten tek ato femra dhe vitet ‘40, ‘50 dhe ‘60. Sa herë rikthehem tek ato vite emocionohem dhe mendoj se vërtet do të kisha dashur t’i jetoja dhe të ndihesha si ato femra, të cilat ishin femra me plot kuptimin e fjalës. Asokohe nuk ekzistonin dieta, por ato kishin forma të lakuara dhe fustane të puthitura pas trupit apo rroba banje me bel të lartë apo forma klasike.


Kur rikthehesh në ato vite, të duket sikur edhe vetë Hollivudi kishte tjetër kuptim, me ikona si Marilyn Monroe, James Dean, Frank Sinatra, Marlon Brandon, Audrey Hepburn etj., që sot janë figura të pavdekshme. Ndoshta ju mund të pyesni përse unë zgjodha të ribëj fotot e Marilyn-it. Përgjigjja është shumë e thjeshtë për mua: e zgjodha Marilyn-in jo sepse mendoj se ngjaj me të, por sepse librat që kam lexuar nga Marilyn, më kanë lënë mbresa në një formë të çuditshme, të papërjetuar më parë. Marilyn nuk ka qenë femra më e bukur dhe as më e zgjuara, por ajo ka mishëruar kuptimin e fjalës koketë apo lozonjare, tamam si një fëmijë, dhe unë këtu e gjej mjaft veten time, ndoshta edhe për faktin se ajo ishte shenja ime, Binjakët.

Dikur, nuk kam pasur shumë informacione, pasi nuk i kisha parë filmat e saj apo nuk kisha lexuar për të, por kur pashë për herë të parë një film ku ajo kishte rolin protagonist (How to marry a millionare), në mënyrën sesi ajo aktronte, vura re diçka… diçka shumë tipike… diçka që nuk mund të ishte thjesht aktrim. Që prej asaj dite vendosa të lexoja për të, versione të ndryshme librash dhe historish, aq sa sot më duket sikur e kam njohur gjithmonë atë dhe shpirtin e saj lozonjar prej fëmije. Për këtë arsye, në muajin e saj, në qershor, vendosa të ndaj me ju kujtimin e Marilyn-ës, në këto foto kaq të veçanta”.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
Next Post
Zbulohet këngëtari me të cilin do të bëj duet Kida

Zbulohet këngëtari me të cilin do të bëj duet Kida








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera