Në llogarinë e Arminës kanë vërshuar pyetje nga më të ndryshmet, megjithatë atyre që blogerja u përgjigjet gjithmonë pa asnjë problem janë pyetjet që lidhen me modën ose me ndërhyrjet kirurgjikale. Së fundmi e pyetur se pse nuk bën ndërhyrje tek vithet për t’i ngjasuar më shumë Georgina Rodriguez, Armina ka renditur 4 arsyet kryesore që e ndalojnë.
“1- Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë domosdoshmëri. 2- Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam. 3- Sepse ushtrohem dhe jam kënaqur me rezultatet. 4- Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”, ka shkruar ajo.

E pyetur edhe nëse ka ndërhyrë tek buzët, Armina ka theksuar se nuk ka bërë asgjë dhe se është shumë natyrale./revistawho.com







