E para që ngacmoi kureshtjen tonë ishte Armina Mevlani e cila publikoi dje një foto nga fëmijëria krah Bieta Sulos, duke mos treguar asgjë më shumë.
Moderatorja e “Ftesë në 5”, e ripublikoi foton duke shtuar se këto ishin kujtime të hershme familjare.
Kaq mjaftoi që të lindë pyetja se çfarë i lidh bashkë familjarisht, Arminën dhe Bietën?
Burime për Revistën Who bëjnë me dije se tezja e Arminës është nusja e xhaxhait të Bietës.
Kështu mbledhjet familjare kur kanë qenë të vogla kanë qenë të shpeshta dhe Armina me Bietën e kalonin kohën gjithmonë bashkë.
Këtë lidhje deri më dje asnjë nga vajzat nuk e kishte zbuluar, megjithatë një foto e vjetër ngacmoi kureshtjen tonë për të ditur pak më shumë./revistawho.com