Armina Mevlani e cila së fundmi kishte realizuar një set fotografish në memorie të Marilyn Monroe, duket se i është kthyer vesit të imitimit, ose më mirë të kopjimit.
Së fundmi ajo ka postuar një foto me një coca-cola në dorë, e cila menjëherë na sjell ndërmend, foton që e bëri Selena Gomez-in mbretëreshë të Insagramit.
Nuk e dimë nëse ka qenë edhe ky qëllimi i Arminës, e cila në fakt duket mjaft mirë në foto.
Një detaj tjetër që është vënë re, është se blogeria e cila është gjithmon shumë fashion, këtë verë ka zgjedhur modelin e syzeve të Kurt Cobain, që janë bërë mjaft tendencë mes vipave.