Ashtu siç bën shpesh, edhe këtë të martë bukuroshja Armina Mevlani ka ndarë ndjesitë e saj me miqtë virtualë. Kësaj here ajo ka folur për mirësjelljen dhe pozitivitetin, duke ju drejtuar femrave. Pra e bukura Arminë nuk jep sugjerime kombinimesh për veshje me klas, por edhe për një sjellje të tillë. “Its nice to be nice! Pas çdo njeriu qëndron një histori që askush se di, qëndron një arsye “përse”, por koha është çelësi që nxjerr në pah gjithmonë atë që është e duhur dhe e vërtetë! Mos e prishni bukurinë tuaj duke nxjerrë fjale jo të bukura, ndoshta as për ato që vërtetë mund t’i meritojnë. Përcillni pozitivitet sepse vetëm gjera të bukura do t’ju ndodhin dhe mos harroni që kush ka klas asnjëherë nuk di të ofendojë të tjerët”, ka shkruar ajo në llogaritë e saj “online”.