Ikona e modës bukuroshja Armina Mevlani ka publikuar së fundmi në profilin e saj në “Instagram” një foto e cila dallon nga të tjerat. “Sot kam vendosur të dalë me pizhama” shkruan ajo teksa ka postuar foton veshur me pizhama ngjyrë blu. Mos u çudisni aspak nëse ju themi se pizhamat janë shumë “in” këtë sezon edhe pse të pakët janë personazhet shqiptarë të cilët guxojnë ti veshin në rrugë. Armina është një ndër to, e cila nuk gabon kurrë me stilin e saj.