Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Armina Mevlani pjesë e projektit ndërkombëtar të modës, përfaqëson Shqipërinë

08/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Armina Mevlani pjesë e projektit ndërkombëtar të modës, përfaqëson Shqipërinë

Ish-Miss Albania, aktualisht blogger-e dhe sipërmarrëse në fushën e modës, Armina Mevlani, është bërë pjesë e një projekti ndërkombëtar. Në një status të shpërndarë sot në rrjetin social “Facebook”, Mevlani shprehet shumë entuziaste për këtë. Sipas stilistes Sophia Webster pjesë e këtij projekti janë bërë femra inspiruese, ndër të cilat është zgjedhur edhe Armina jonë. Ky projekt bëhet për ndërgjegjësimin e të gjitha femrave mbi potencialin që ato zotërojnë, ndaj dhe konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në karrierën e stilistes së njohur.





“Të them se jam e lumtur është pak, ndihem shumë e emocionuar që sot do ndaj me ju një projekt që ka nisur një vit më parë me dizenjatoren e njohur të këpucëve dhe çantave Sophia Webster. Ky projekt i mrekullueshëm i dedikohet “femrës” dhe rritjes së ndërgjegjësimit ndaj të drejtave të femrës. Kjo çante ka udhëtuar në të gjithë botën, në dorën e një përfaqësueseje për secilin shtet dhe ndihem e privilegjuar që Shqipëria jonë e mrekullueshme është pjesë e këtij projekti dhe që unë jam përfaqësuesja e mesazhit të shkruar në këtë çante. Sot mijëra femra do ta lexojnë këtë mesazh që une kam zgjedhur dhe shumë mesazhe të tjera nga blogger-e apo personazhe publike të përzgjedhur nga vende te tjera. Ky projekt internacional është ndër më të bukurit tek të cilët kam marrë pjesë”, – ka shkruar Mevlani, e cila ka zgjedhur një mesazh kuptimplotë për ta shkruar në çantën ‘shtegtare’.


“Unë zgjedh këtë mesazh ‘Duajeni veten tuaj’! Mendoj se gjithçka nis duke dashur dhe duke vlerësuar veten tonë dhe vlerat tona, e duke ditur sa specialë jemi. Vetëm nëse dimë të duam dhe vlerësojmë veten, atëherë do të vlerësohemi edhe nga të tjerët. Mendoj se çdo qenie njerëzore është speciale dhe të gjithë duhet ta dimë këtë dhe të besojmë tek vetvetja”, – ka shkruar më tej blogger-ja e cila po hedh hapa të sigurtë në industrinë e modës, duke bërë bashkëpunime më emra të njohur ndërkombëtarisht. Mjafton një vështrim i shpejtë në blog-un e Mevlanit për të kuptuar se ajo tashmë është pjesë e një rrjeti botëror blogger-ësh dhe ne nuk kemi pse ta fshehim, jemi shumë të lumtur për këtë.

Tags: Armina Mevlani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
Miss-i parë shqiptar nis punë në bashki, Valbona Selimllari këshilltare e Erion Veliajt

Miss-i parë shqiptar nis punë në bashki, Valbona Selimllari këshilltare e Erion Veliajt








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera