Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Armina Mevlani: Si arrita ta bëj për vete familjen e Shkëlzenit, hapi tjetër që kemi planifikuar

30/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Armina Mevlani: Si arrita ta bëj për vete familjen e Shkëlzenit, hapi tjetër që kemi planifikuar

Fashionistja Armina Mevlani ka pozuar për herë të parë për një revistë prestigjioze ndërkombëtare, siç është “Velvet”, në versionin italian. Ish­Miss Albania ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga realizimi i këtij seti mbresëlënës përmes një videoje të shkurtër, ku bie në sy luksi i veshjeve dhe grimi profesional. Bashkë me këtë eksperiencë të veçantë dhe setit të realizuar nga Eugenio Qose, Armina vjen në këtë rrëfim të parë pas fotove ku ishte e pranishme në të njëjtën tavolinë me familjen e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, djali i ishkryeministrit Sali Berisha. Tri vite pasi nisën historinë e tyre të dashurisë, Armina dhe Shkëlzeni, përveçse po bashkëjetojnë, shkëmbejnë vizita në familjet e njëritjetrit, që nënkupton se tashmë lidhja është zyrtarizuar. Po si ndihet në rolin e nuses në familjen e njohur të politikës shqiptare, karrierën si sipërmarrëse e biznesit të veshjeve, bashkë­ jetesën me Shkëlzen Berishën e hapat më tej, dhe disa sekrete të mbajtjes së trupit në formë ajo i rrëfen për gazetën “Panorama”. Armina zbulon më shumë se si ia del të menaxhojë lidhjen e saj, edhe pse i duhet të udhëtojë shpesh jashtë vendit për punë, dhe kujdesin për formën ideale fizike që e bën të jetë e gatshme për të pozuar si modele në çdo stinë…





Ke pozuar për numrin e fundit të revistës prestigjioze “Velvet”, një eksperiencë shumë e bukur kur e mendon. Çfarë mund të na rrëfesh për paskuintat e një seti fotosh aq luksoz?

Mund të them që ndihem shumë e lumtur, pasi është eksperienca ime e parë në një editorial mode për një revistë ndërkombëtare. Kjo revistë sapo ka dalë në treg dhe menjëherë ia kam ndjerë të mirat për shkak të rritjes sime në rrjete sociale. Bashkëpunimi im nisi si një blogere, pra për shkak të blogut që unë kam tashmë.


Si ishte të punoje për fotot e tyre, çfarë kriteresh duhet të plotësoje?

Sigurisht, puna serioze dhe me orarin më të zgjatur nga gjithë setet e mia fotografike, që kam realizuar deri më tani. Ishin të përpiktë dhe donin që çdo gjë të realizohej në perfeksion, ashtu siç duhet të jetë në fakt. Pata fatin që fotografi ishte shqiptari që tashmë punon më shumë jashtë, Eugenio Qose.

Për çfarë u tërhoqi vëmendjen fiziku yt në konceptin e këtij editoriali mode?

Ideja e këtij editoriali ishte “Boss Lady”, pra një vajzë e re sipërmarrëse. Gjatë jav­ ës së modës, rastësisht unë takova jashtë një sfilate Eugenion, me të cilin sapo kisha bërë foto. Ai ishte bashkë me kryeredaktoren e revistës, e cila sapo më pa, më pëlqeu dhe më pas më bëri “follow” në Instagram. Pas pak ditësh mora lajmin e setit fotografik që duhet të realizoja, për të cilin isha përzgjedhur.

 Partneri yt, Shkëlzen Berisha, është pranë seteve fotografike, dhe për çfarë të këshillon në raste të tilla?

Ka pasur raste kur ka qenë edhe Zeni pjesë e tyre, por shumicën e rastit jam e shoqëruar nga kolegë apo mikesha, që mund të jenë pjesë e kësaj fushe. Zeni më këshillon se çfarë i pëlqen apo nuk i pëlqen në sete të ndryshme fotografike, kur ulemi dhe i shohim fotot para se të përzgjidhen për publikim. Por jo në të gjitha rastet.

Fotot pranë familjes së Shkëlzenit patën bujë në media. Si ndodhi që u bashkuat në një tryezë të ngushtë, dhe a takoheni më shpesh tani?

Unë e kam pohuar edhe më parë që takohemi shumë shpesh, në fundjava apo evente familjare sigurisht.

Ke qenë në shtëpinë e tyre për të gatuar ndonjëherë për prindërit e Shkëlzenit, pasi je shprehur se të pëlqen kuzhina?

Unë jam shprehur thjesht që di të bëj tre apo katër pjata dhe ato di t’i bëj mirë. Nuk është pasioni im gatimi, thjesht kur kam miq të ftuar, më pëlqen t’i respektoj duke bërë diçka të vogël si supë, mish apo makarona. Për prindërit e Shkëlzenit ka ndodhur që kam qenë dhe kam asistuar për t’i ndihmuar, por kaq. Mendoj se ata ushqehen shëndetshëm dhe kjo është diçka shumë e mirë dhe që na bashkon.

Po Shkëlzeni ka qenë i pranishëm në ndonjë darkë të familjes tënde?

Zeni është pjesë e jetës sime, ashtu sikurse është edhe familja ime, ndaj ato nuk mund të qëndrojnë të ndara. Sigurisht që Zeni ka qenë pjese e drekave apo darkave të mia familjare.

Keni një sekret të bashkëjetesës suaj të lumtur?

Sekreti është mirëkuptimi dhe respekti që shkëmbejmë në çift.

Keni bërë ndonjë plan më konkret në çift, dhe çfarë hapi tjetër të rëndësishëm planifikoni të hidhni?

Ne sigurisht kemi diskutuar për hapa të tjerë, por për momentin asgjë konkrete që mund ta ndaj me mediat. Po vazhdojmë të jetojmë së bashku dhe të ndajmë momente të bukura. Mundohemi gjithashtu që jetën private ta mbajmë private shumicën e rasteve.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Genta Ismajli fryn buzët, fansat: “Nuk shihesh më me sy”

Genta Ismajli fryn buzët, fansat: "Nuk shihesh më me sy"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera