Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga ata çifte që nuk ngurrojnë asnjëherë të tregojnë dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.
Ditën e sotme Shkëlzen Berisha feston ditëlindjen e tij dhe normalisht nuk kishte si të mungonte një urim nga ana e të dashurës së tij të zemrës, Armina Mevlani. Përveç urimit në rrjete sociale Armina ka përgatitur dhe një festë surprizë për Shkëlzenin. Një dhomë e mbushur me tullumbace të kuqe dhe një dhuratë e paketuar brenda një kutie të zezë, por që Shkëlzeni nuk e ka bërë të ditur se çfarë kishte brenda. “Surpriza ime për partnerin më të mirë, dashurinë dhe shokun e ngushtë. Gëzuar ditëlindjen zemër! Shkëlzen Berisha të dua shumë” ka shkruar Armina. /revistawho.com