Pak javë pasi ishte i ftuar ish-Kryeministri Sali Berisha, mbrëmë në “Xing me Ermalin” ishte e ftuar nusja e djalit të tij, Armina Mevlani. Ajo dha një intervistë simpatike dhe plot humor, dhe shënoi kulmin e programit të mbrëmshëm të Mamaqit. Kjo u vërtetua edhe sot, ku sipas matësve të audiencës, pjesa e Arminës ka shënuar rekord shikueshmërie.