Të dy u bënë të famshëm nga seriali i shumë ndjekur “Si ta quaj këtë dashuri” me rolin e “Arnav dhe Kushi”. Me historinë e tyre një herë me urrejtje e njëherë me dashuri për njëri-tjetrin, aktorët Barun Sobti dhe Sanaya kanë fituar zemrat e publikut në të gjitha vendet ku është transmetuar ky serial. Megjithatë vetëm njërin prej tyre, publiku e do pak më shumë. Dhe ajo është Sanaya Irani. Aktorja ka plot 1.4 milion ndjekës në Instagram duke lënë pas shumë aktorë indian dhe gjithashtu kolegun e saj Barun Sobti i cili ka 517 mijë ndjekës, shkruan revistawho.com. Gjithashtu Instagrami i Sanaya Iranit është i verifikuar. Ndonëse nuk është shumë aktive në rrjete sociale ajo përsëri ja ka dalë të ketë miliona ndjekës. Një kuriozitet mbi aktoren është fakti që Sanaya nuk i pëlqen rrjetet sociale megjithatë Instagramin e ka hapur vetëm sepse ja kanë kërkuar fansat. Po ju cilin ndiqni në Instagram?









