Modelja Stephanie Seymour u arrestua nga policia e Greenwich, sepse ngiste makinën në gjendje të dehur. Asaj i janë kërkuar disa herë dokumentet e makinës sepse vinte era alkool, por ajo nuk ka dashur t’ua japë dhe për këtë arsye është arrestuar. Modelja pritet të dalë në shkurt në gjykatën e lartë të Stamford.