Gjërat nuk po shkojnë mirë për Tyga pas ndarjes nga Kylie. Reperi është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi po i jepte me shpejtësi makinës së tij të re Mercedes pa liçensë. Tyga është fotografuar me disa policë para se t’i viheshin prangat dhe të përfundonte në makinën e tyre. Reperi është çuar në komisariat. Pikërisht dje ai tregoi edhe makinën e tij të re në një foto në Instagram. Reperi flitet se është ndarë nga Kylie Jenner pasi çifti nuk janë parë bashkë prej kohësh. Shpresojmë që Kylie ta sqarojë këtë çështje në show-n e saj të ri./revistawho.com