Dihet që muzika hip-hop është “arti i sharjeve”, por kësaj here kjo i kushtoi një natë në qeli reperit 50 cent. Ai duhet të prezantonte një event një St. Kitts, një shtet në Amerikën qëndrore që ka ligje shumë të rrepta sa i takon fjalëve të “pista” në publik. Artisti u arrestua në fund të eventit pasi kishte përdorur sharje përpara 40 mijë njerëzve, në tekstin e këngës së tij “P.I.M.P”. 50 Cent është mbajtur në qeli përgjatë të shtunës deri të dielën. Më pas ai ka paguar gjobën dhe është kthyer në shtëpi.