Ku është “zhdukur” Olta Boka? Prej kohësh nuk e shohim këngëtaren e njohur në skenë dhe të gjithë pyesin “Pse”?.
Pyetjes i është përgjigjur këtë mëngjes vetë këngëtarja në një intervistë për “Aldo Morning Show”. U bënë shumë kohë tashmë që Olta ka qëndruar larg skenës shqiptare.
“Ka qenë zhdukja ime më e bukur dhe që e kam shijuar. Jam bërë pak egoiste dhe e shoh që më ka ndryshuar në kompleksitet çikë titulli i të qenurit mama. Ndoshta sepse isha lodhur me Oltën që ishte më përpara dhe tani qëllimet që i kisha më përpara tani kanë marrë një lloj jete tjetër, kanë ndryshuar edhe prioritetet, nga ana tjetër edhe vetë karakterialisht, mendoj që kam marrë disa aksesorë gjatë rrugës që mendoj që nuk më kanë bërë më introverte, në kuptimin më të mbyllur, por më kanë bërë më të fokusuar te gjërat që pretendoj dhe mendoj që janë më të rëndësishme për momentin dhe ndaj them që ka qenë zhdukja ime më e këndshme, që e kam shijuar”, tha këngëtarja.








