Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Artan Fuga: Erotizmi në Shqipëri? Nuk habitem se si u festua 8-Marsi

10/03/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Artan Fuga: Erotizmi në Shqipëri? Nuk habitem se si u festua 8-Marsi

Filozofi dhe pedagogu i njohur, Artan Fuga, nuk ka mundur t’i rezistojë tundimit për të folur mbi festat e shfrenuara të grave shqiptare në 8-Mars. Fuga tregon se nuk është aspak i habitur mbi mënyrën si u festua, duke e lidhur këtë ‘orgji’, siç e quan ai, me paditurinë dhe varfërinë, stresin dhe braktisjen. Në fundi ai i këshillon të gjithë që të lexojnë Platonin, Niçen dhe Splengerin. Ja shkrimi i plotë i tij: “Habiten se si është e mundur që 8 marsi, u shoqërua në Tiranë edhe me festa orgjiake, striptizë dhe mbledhje me pasione politike në turmë. Epo, dëgjojeni miqtë e mi, mua kjo nuk më habit fare. Duhet ta njihni pak historinë e këtyre dymijë vjetëve të fundit. Fazat e dekadencës sociale dhe ekonomike, gjithmonë bashkojnë paditurinë dhe varfërinë, braktisjen dhe stresin kolektiv, me shpërthime erotike – orgjiake në grup dhe me pasione politike turmash. Janë tre dukuri që nuk përjashtojnë dhe kundërthonë njëra- tjetrën, por e plotësojnë më së miri. Erotika në grup, orgjia, pasionet kolektive politike, bëhen mjeti më i mirë dhe i vetmi për të shprehur identitetin personal të individit të bllokuar në fushat e tjera. Shihni gazeta on line si botojnë pa fund foto me vithet e shëmtuara të Kardiashanes… Çfarë shijesh vukgare skllevërish të dënuar të punojnë tokën me bel… Na tërheqin me Kardashianen që të lexojmë pastaj ca politikë, për të na krijuar refleksin se politika është seks dhe seksi është politikë. Na tregojnë dhe historia me kriminela e kriminele, sepse edhe krimi tërheq vëmendjen në skutat e shpirtit të njeriut që nuk di se çfarë të bëjë tjetër. Rrëfimet e krimit janë edhe ato qetësuese sepse japin kënaqësinë e të parit të tjetrit sesi shkatërrohet. O Zot, thotë skllavi me veten e tij, unë jam ende mirë… Krimi mbi të tjerët eksiton perversin urban sepse i ngop inatin kundër njerëzve në përgjithësi, që i bën përgjegjës për fatin e tij. Nuk më besoni mua? Lexoni Platonin, Niçen, Spenglerin, etj. Do ta kuptoni….”





 


Tags: 8-Mrasartan fugadeklarate
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Next Post
Rozana dedikim mikes së saj, Fiori Dardhës: “Ne nuk e hodhëm kurrë njëra- tjetrën poshtë”

Rozana dedikim mikes së saj, Fiori Dardhës: "Ne nuk e hodhëm kurrë njëra- tjetrën poshtë"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera