Artiola Toska performoi mbrëmjen e djeshme në festivalin “Kënga Magjike” këngën “Mirëmëngjes dashni” në bashkëpunim me Bruno. Por në insertin para performancës, Artiola ka shprehur një dëshirë shumë të madhe. Ajo deklaroi se do të donte një fëmijë, edhe pse nuk e përmendi direkt por ju referua si “dhurata më e mirë që do donte çdo çift”. Artiola zbuloi gjithashtu se planifikon te realizojë një koncert recital që e ka menduar prej vitesh.