Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Lëre se s’bëri djalë”, Baby G flet për familjen… 07/02/2026
1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel! 07/02/2026
“Duhet ta pyes për çdo gjë”. Partnerja e futbollistit të njohur habit me rrëfimin… 07/02/2026
Artisti i njohur konfirmon vdekjen e djalit 27-vjeçar: Jemi të shkatërruar! 07/02/2026
“Plehrat mbeten plehra”, Taylor Swift mbyll llogaritë me ish-at! 07/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Artisti i njohur konfirmon vdekjen e djalit 27-vjeçar: Jemi të shkatërruar!

07/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Artisti i njohur konfirmon vdekjen e djalit 27-vjeçar: Jemi të shkatërruar!

Ka lajme që të vijnë si grusht në stomak, edhe kur bëhet fjalë për një botë që e njeh vetëm me zhurmë, ritëm dhe drita skene.





Lil Jon, një nga figurat ikonike të kulturës hip-hop ka konfirmuar vdekjen e djalit të tij 27-vjeçar, Nathan Smith, i njohur me emrin e skenës DJ Young Slade, pasi trupi i tij u gjet në një pellg në Georgia.

 


Në një deklaratë reperi e përshkroi humbjen me fjalë që nuk kanë nevojë për asnjë filtër:

“Jam jashtëzakonisht zemërthyer për humbjen tragjike të djalit tonë, Nathan Smith. Nëna e tij (Nicole Smith) dhe unë jemi të shkatërruar.”

Më pas, ai u shpreh për Nathan-in me fjalë që e bëjnë edhe më therëse dhimbjen:

“Nathan ishte njeriu më i mirë që mund të takoje ndonjëherë… i kujdesshëm, i menduar, i sjellshëm, i pasionuar dhe zemërgjerë, e donte familjen dhe miqtë e tij deri në fund.”

 

Nathan u pa për herë të fundit në zonën e Milton, Georgia, pasi thuhet se doli nga banesa e tij në rrethana që policia i quajti “të pazakonta”. Raportohet se ai “doli me vrap nga shtëpia” dhe nuk kishte me vete telefonin, një detaj që e thelloi ankthin e ditëve të kërkimit. Të premten, zhytësit lokalizuan dhe nxorën nga uji një trup në Mayfield Park. Hetuesit thanë se besonin se i përkiste Nathan-it, ndërsa konfirmimi final do të vinte nga institucionet mjeko-ligjore. Megjithatë rasti mbetet i hapur dhe nën hetim aktiv.

 

Mes dhimbjes, Lil Jon e kujtoi të birin edhe për atë që ishte jashtë çdo sensacioni: “Ishte një djalë jashtëzakonisht i talentuar… producent muzike, artist dhe inxhinier… dhe i diplomuar në NYU.”

 

Një 27-vjeçar, me potencial, me zë, me ëndrra që tani mbetet vetëm në kujtesën e njerëzve që e deshën. Dhe ndonjëherë, pikërisht aty ku fama bën më shumë zhurmë, humbja vjen më e heshtur.

 

 

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Lëre se s’bëri djalë”, Baby G flet për familjen…
Breaking News

”Lëre se s’bëri djalë”, Baby G flet për familjen…

07/02/2026
“Duhet ta pyes për çdo gjë”. Partnerja e futbollistit të njohur habit me rrëfimin…
Breaking News

“Duhet ta pyes për çdo gjë”. Partnerja e futbollistit të njohur habit me rrëfimin…

07/02/2026
“Plehrat mbeten plehra”, Taylor Swift  mbyll llogaritë me ish-at!
Breaking News

“Plehrat mbeten plehra”, Taylor Swift mbyll llogaritë me ish-at!

07/02/2026
Bianca Censori e thotë hapur: Kanye West më shkroi kur ishte ende i martuar me Kim Kardashian!
Breaking News

Bianca Censori e thotë hapur: Kanye West më shkroi kur ishte ende i martuar me Kim Kardashian!

07/02/2026
Stresi dërgoi 15 mijë vota për këtë banor të Big Brother VIP!
Breaking News

Stresi dërgoi 15 mijë vota për këtë banor të Big Brother VIP!

07/02/2026
“Nuk reflektoj”, Rogerti flet për “izolimin”!
Breaking News

“Nuk reflektoj”, Rogerti flet për “izolimin”!

07/02/2026
Next Post
“Duhet ta pyes për çdo gjë”. Partnerja e futbollistit të njohur habit me rrëfimin…

“Duhet ta pyes për çdo gjë”. Partnerja e futbollistit të njohur habit me rrëfimin…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera