Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Artistja e njohur flet hapur për problemet me depresionin: Humba besimin tek vetja

21/06/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Artistja e njohur flet hapur për problemet me depresionin: Humba besimin tek vetja

Emeli Sande është ndër ato këngëtare që ka arritur të hyjë në zemrat e të gjithëve me këngët e saj. Pavarësisht se sot ajo është një ndër këngëtaret më të dashura, për Emilin rrugëtimi në karrierë nuk ka qenë aspak i lehtë. Në një intervistë për revistën “Happiful” këngëtarja ka rrëfyer se për një kohë të gjatë ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi, gjë që e ka bërë të dyshojë nëse duhej të vazhdonte punën e saj në industrinë e muzikës.





“Unë dyshoja nëse duhej të vazhdoja të isha muzikante. Pyesja veten nëse njerëzit donin të më dëgjonin mua, sepse ata thoshin se unë dilja shumë në televizor. Njerëzit thoshin se unë isha shumë e ekspozuar dhe më pas unë mendoja: ‘Ndoshta nuk kam vend në muzikë dhe nëse njerëzit nuk duan të më dëgjojnë çfarë duhet të bëj unë?’. Ndodhën shumë gjëra njëherësh dhe unë fillova të humbja besimin tek vetja”, ka rrëfyer artistja e njohur. Emeli pranoi se në atë kohë nuk e kuptonte se kishte rënë në depresion, sepse mendonte se thjesht ishte e lodhur dhe e stresuar, por tani e di shumë mirë sa e vështirë ka qenë ajo periudhë për të. Ajo ka treguar se nuk ka bërë asnjëherë terapi dhe për shkak të kësaj nuk mundi të shërohej në kohën e duhur. Sande ka rrëfyer se albumi i saj “Long Live Angels” ka qenë një lloj shërimi për zemrën e saj të thyer për ndarjen nga bashkëshorti 1 vit pas martesës.


Gjithashtu ajo ka treguar se për një kohë ka vuajtur edhe nga ankthi, por tashmë ka mësuar si ta qetësojë trurin që gjithçka të shkojë mirë. Kujtojmë se rreth 2 vite më parë Emeli Sande erdhi për një vizitë në Tiranë si e ftuar speciale në koncertin që u mbajt me rastin e festës për “Natën e Bardhë”. /revistawho.com

Tags: ankthdepresionemeli sandemuzikante
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Me një trup perfekt, Anxhelina Hadërgjonaj ju tregon disa nga modelet më ‘in’ të rrobave të banjos

Me një trup perfekt, Anxhelina Hadërgjonaj ju tregon disa nga modelet më ‘in’ të rrobave të banjos








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera