Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Arzu tronditet, ajo zbulon se Xhenet është e bija që ka braktisur, ja ç’do ndodhë nesër në serial

10/10/2018
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Arzu tronditet, ajo zbulon se Xhenet është e bija që ka braktisur, ja ç’do ndodhë nesër në serial

Xhenet i sjell kafen Selimit por ai nuk e pëlqen dhe e çon sërish të marrë kafen. Xhenet i bindet. Rrugës ajo përballet me Arzun e cila i kërkon të shkojë në zyrën e saj. Melisa i tregon mamasë së saj, Arzus se Selimi e pëlqen Xhenetin. Arzu nuk e beson një gjë të tillë. Xhenet shkon në zyrën e Arzus. Arzu i thotë se nuk mund të vijë në punë me një veshje të tillë dhe i jep rrogë paradhënie që të blejë veshje. Në zyrën e Arzus hyn edhe Selim. Ai thotë se do i çojë Xhenetin dhe Melisën në kantier. Selim, Melisa dhe Xhenet shkojnë në kantier. Melisa bëhet xheloze kur sheh Selimin duke bashkëbiseduar me Xhenetin. Xhenet mëson se kompania ka një problem lidhur me ndërtimin e një kulle. Ajo e fotografon projektin dhe mendon si mund ta zgjidhë. Gjyshja vjen ta marrë Xhenetin në punë. Xhenet i tregon gjyshes shefen e saj, Arzun por gjyshja nuk arrin ta shohë mirë nga larg se kush është. Xhenet dhe gjyshja shkojnë në një vend për të ngrënë. Xhenet i thotë gjyshes se do donte që prindërit ta shihnin dhe të bëheshin krenarë për të. Ndërkohë Selim shkon tek shtëpia e Melisës dhe e paralajmëron të fillojë të punojë sepse gjithë ditën nuk bëri asgjë. Arzu merr çmim dhe mban fjalim. Ndërkohë bashkëshorti i saj Mahir ndodhet me të dashurën në lokal. Xhenet arrin të gjejë zgjidhjen për projektin. Ditën tjetër ajo shkon në punë dhe e paraqet para drejtorëve. Të gjithë e lavdërojnë. Arzu i thotë Xhenetit ta përfshijë edhe Melisën në punët e saj sepse nuk do që e bija të mërzitet. Xhenet i thotë që Melisa nuk duhet të mërzitet pasi ajo ka një mama si ju. Kur Xhenet kthehet, Arzu tronditet kur sheh nishanin në shpatull të cilin e kanë të njëjtë. Ajo nuk mund t’i besojë syve./revistawho.com






Tags: arzuxhenet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Beatrix Ramosaj frymëzohet nga Cardi B dhe e tregon vetë këtë gjë

Beatrix Ramosaj frymëzohet nga Cardi B dhe e tregon vetë këtë gjë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera