Dojna Mema në një intervistë virtuale me ndjekësit në “Instagram” ka zbuluar për ta se kujt i ka ngjarë Nolan Sol.
Unë mendoj se nuk i ka ngjarë asnjërit. Është një miks mes familjarëve të mi dhe të Vlashentit. Ka marrë shumë nga babi im. Nga mënyra si qesh, pjesa e syve, i ngjan shumë babit. Por nuk është se kur e sheh thua ‘ua qenka kopja Dojna apo Vlashenti’. Mua ma rikujton shumë babin tim. Pas ikjes së babit, duket se ishte një shenjë nga ai që erdhi në jetë Nolan Sol”, ka thënë Dojna.








