Me ardhjen në jetë të Diellit, duket se orët e gjumit janë më të kursyera për Arbanën, e cila me një foto memesh ka zbuluar dhe se si ia bën për gjumë çdo natë.
“Si të flesh 8 orë gjumë në 1 orë”, shkruhet mbi foton, të cilën Arbana e ka shoqëruar me këto fjalë: “Ma gjeti @xhemishehu kërkimin tim në google të përnatshëm”.
Siç duket përkushtimi ndaj më të voglit të shtëpisë do disa sakrifica të bukura, duhet thënë. Por sapo Diell të rritet dhe pak, me siguri, ai së bashku me Jon do ta ndihmojnë mamin t’ia dalë më shumë me punët dhe angazhimet e saj, duke kthyer pas çdo orë pagjumësie dhe sakrifice të ëmbël që Arbana ka bërë për ta./revistawho.com