Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani e kanë nisur karrierën televizive në të njëjtën media. Më pas rrugët e tyre u ndanë për të mbajtur të dyja pozicionet në media të ndryshme, njëra në “TV Klan” dhe tjetra në “Top Channel”. Shpesh dy vajzat vihen përballë njëra tjetrës për shkak të punës, ndërsa të gjithë janë kureshtarë për të mësuar si është marrëdhënia mes tyre.
“A je ende në marrëdhënje shoqërore me Arbana Osmanin”, ka pyetur një ndjekës në “Instastory” dhe Alketa natyrisht i është përgjigjur.
“Miqësi nuk kam por kam një histori të vjetër kolegesh sepse kemi punuar në të njejtën radio përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë dhe në distancë unë respektohem me të gjitë kolegët sidomos kur janë vajza dhe në një mjedis kaq të vështirë siç është industria e medias ia dalin me sukses”, ka thënë ajo.