Rihanna ka një surprizë para festës së Shën Valentinit. Edhe pse e ka lënë pas dore muzikën, Rihanna është përqëndruar tek biznesi i saj me të brendshme dhe këtë herë ka prezantuar koleksionin e saj të ri. Ajo vendosi të zhvishej vetë për këtë koleksion të dizenjuar për Shën Valentin duke u shfaqur me të brendshme rozë.
35-vjeçarja dukej në super formë dhe në sy ra edhe pamja e re me flokët e çelura me fije bjonde si një Barbie.