Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

As te baba, as te burri, as te fëmija, unë kurrë nuk pata shtëpi!

03/07/2024
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
As te baba, as te burri, as te fëmija, unë kurrë nuk pata shtëpi!

…Kur isha e vogël mendoja që shtëpia e babait ishte edhe shtëpia ime,  kur më pyeste dikush se ku e kam shtëpinë, ia bëja me gisht nga shtëpia e babait.





Por, kur u rrita më treguan se kjo nuk është shtëpia ime. Shtëpia jote është te burri yt.

“Bijë, vajza është e derës huaj”, më ngushëllonte nëna ime.


Por unë nuk e besoja, thoja se e ka vetëm për të më qetësuar; se shtëpia e babit do të jetë gjithmonë edhe e imja dhe ia plasja vajit!

Kur shkova te burri, jetonim të gjithë bashkë dhe për disa vite ende zemra më qëndronte te shtëpia e babait por kur u ndamë dhe secili kunat shkoi në shtëpinë e tij, burri më puthi në ballë dhe më tha: “Grua e dashur, kjo është shtëpia e jonë dhe e bijëve tanë, e gëzofshim!”

I besova buzëve të tij dhe sinqeritetit të tij, sepse asnjëherë nuk më kishte gënjyer, për këtë e shkriva tërë trupin tim duke e mirëmbajtë shtëpinë time.

Kaloi një kohë dhe më vdiq burri e fëmijët u rritën e u bën për martesë. “Shtëpia ime” e vogël, por që e ngroha me shpirtin tim gjithë këto vite, nuk e donte më askush dhe një ditë bijtë e mi vendosën ta prishin “shtëpinë time” dhe më premtuan se do të ma ndërtojnë një shtëpi më të re, më të bukur dhe më të madhe!

Më rrodhën lotët nga zemra ashtu si dikur kur u ndava nga shtëpia e babait!

U ndërtua “shtëpia ime” e re, ma caktuan dhomën më të vogël, aty ku më shumë loznin nipërit e mbesat sesa që rrija unë.

Por në shtëpinë time të re, tani më, nuk guxoja të flisja, nuk kisha të drejtë të këshilloja e as të propozoja! Më dukej vetja si një cung i vjetër në shtëpi të re, dhe ashtu isha. Çdo gjë në këtë shtëpi ishte e re, edhe gozhdat ishin më të reja se unë!

Derisa një ditë djali më tha: Nënë, do të dërgoj sot në një shtëpi të re!

Sapo e dëgjova këtë fjali, e kuptova se as kjo shtëpi nuk qenka e imja!

Dhe më solli këtu në “shtëpi të pleqëve” në shtëpi të atyre që kurrë n’jetën e tyre s’kanë pasur shtëpi!

Por nipi kur më vizitoi për herë të fundit më bëri më bëri të qaj kur më tha në vesh: Gjyshe, kur të rritem unë, do ta ndërtoj një shtëpi, ajo do të jetë shtëpia ime dhe shtëpia jote.

E përqafova fort atë dhe i thashë: Biri im, të pastë gjyshja ty, se gjyshja në këtë botë kurrë s’ka pasur shtëpi, por do Zoti më jep një shtëpi në botën tjetër, e do t’i lutem Zotit që të na bashkojë aty, aty ku asnjëherë nuk do t’ketë ndarje e lot./web

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Bebe Rexha thyen një tjetër rekord botëror!

“Unë mund të shkatërroj, ndihem e frustruar”, Bebe Rexha shpërthen ndaj industrisë së muzikës!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera