Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

Motra e Mateos, Keisi, foli sot në “Shqipëria Live” për rrugëtimin e vëllait të saj në “Big Brother VIP” dhe raportin e tij me Brikenën.





Ajo tregoi se Mateo i kishte përmendur Brikenën vetëm në momentin kur ajo u bë pjesë e shtëpisë së BBV, duke i thënë se e njihte. Sipas Keisit, mund të jenë rizgjuar disa emocione te Mateo, por shtoi se edhe nga ana e Brikenës duket se ka diçka, pasi ajo nuk arrin ta shmangë plotësisht.

“Unë kam pak stres sepse po menaxhoj çdo gjë të tij jashtë, por familja po e përjeton shumë mirë. Nuk na ka habitur aspak, sepse është brenda pritshmërive tona. Ai është kështu edhe jashtë. Ka patur një dëshirë shumë të madhe për të hyrë në Big Brother, ishte një ëndërr dhe një sfidë personale për të. Ne i kemi thënë vetëm të jetë vetvetja, t’i marrë gjërat lehtë dhe të mos i marrë personale komentet e banorëve apo të publikut. Ai u ka kërkuar prindërve të mos lexojnë komentet, ndërsa mua të mos bëhem xheloze,” u shpreh ajo.


Keisi theksoi se nuk e dinte më parë që Mateo e njihte Brikenën.

“Kur pa që Brikena ishte pjesë e lojës, ai njoftoi produksionin se e njihte. Unë e mora vesh vetëm atëherë. Më tregoi se kishin patur një njohje, një lloj marrëdhënieje, por nuk më dha detaje për nivelin e raportit të tyre. Ai nuk donte që kjo çështje të bëhej kaq e madhe, por aty brenda çdo gjë del në pah,” tha ajo.

Sipas saj, Brikena përpiqet ta shmangë Mateon, por njëkohësisht nuk arrin ta bëjë këtë plotësisht.

“I qesh fytyra sa herë e sheh. Mateos mund t’i jetë rizgjuar një tërheqje e vjetër, por nuk do ta quaja ndjenjë. Mu duk i padrejtë fakti që Brikena e çoi në nominim, sidomos duke qenë se nominimi ishte për ‘zarf të zi’. Natyrisht, ajo ka lojën dhe strategjinë e saj, por për mua ishte e padrejtë. Nuk e kam parë Mateon të rrezikuar në asnjë moment. Për mua, ai bëri gjënë më të mirë që e shpëtoi Brikenën, duke treguar karakterin e tij,” përfundoi Keisi.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera