Modelja 35-vjeçare Ashley Graham është shpallur “gruaja më seksi në botë” nga revista Maxim. Modelja është shfaqur në kopertinën e numrit ‘Hot 100’ të revistës, e veshur me të brendshme transparente dhe një mantel me pupla,.

Për këtë vit, Graham arriti të mposhtte pjesën tjetër dhe të bëhej “mbretëresha e formave” nga revista, e cila e vlerësoi atë si një grua që e pranon trupin e saj ashtu siç është dhe përcjell vetëm pozitivitet.

Nëna e tre fëmijëve pozoi me të brendshme, por edhe me poza plotësisht nudo. Në intervistë, Ashley tha se nuk i ka problem strijat apo lëkurën që varet, sidomos pas lindjes së binjakëve të saj.









