Aktorja e famshme Melanie Griffith 60 vjeçare, është penduar për ndërhyrjet e bëra në fytyrë “për të fshehur gjurmët e kohës”. Kanë kaluar gati 30 vjet nga filmi “Një grua në karrierë” dhe tiparet e dikurshme të artistet thuajse kanë humbur. Në mbrëmjen gala për bamirësi të fondacionit të koleges së saj Eva Longoria në Los Angeles, ajo nuk njihej. Melanie vetë ka pranuar se do të dëshironte të kthehej edhe njëherë siç ishte para ndërhyrjeve, pasi as veten nuk po e njeh më./ revistawho.com