Nëse je ulur dhe po kërkon këngën-dedikim për njeriun tënd të zemrës, prit pak, kam një këngë perfekte për ty. “Asnjë tjetër” nga Jonida Maliqi. I gjithë shpirti në vargje, në tinguj, në sy që bëhen bashkë përjetësisht. Koha kaloi vrullshëm, kaluan 11 vjet dhe rikthimi i Jonidës në “Kënga Magjike” nuk mund të ishte më magjik se kaq. Për të kërkuar falje, për të shprehur dashurinë, për të bërë propozimin e ëndrrave, për të puthur, përqafuar, dashuruar, tani e ke një himn si “Asnjë tjetër”. Jonida u kujdes që dashurisë tënde mos t’i mungojë muzika…