Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Njihuni me “beqaret” e skenës shqiptare

19/02/2016
in Jetë, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Kush pa poshtë fustanit të Olta Gixharit?!

“Jam ende single” është shprehja refren që kemi dëgjuar të thuhet për vite me radhë nga emra të njohur të showbiz-it shqiptar. E ndërsa lista e “beqareve” është e gjatë, këtë herë kemi vendosur që të veçojmë këngëtaret, aktoret dhe moderatoret, të cilat prej vitesh me radhë përsërisin refrenin e famshëm që “ende nuk e kanë gjetur mashkullin e duhur”. Megjithëse janë përfolur shpesh për historitë e tyre të dashurisë, vajzat e showbiz-it i kanë mohuar gjithmonë. Do t’ju zbulojmë vajzat që “refuzojnë” dashurinë dhe prej vitesh nuk kanë bërë publike asnjë histori…





 

Genta Ismajli


gentaaaa

Është përfolur shumë për lidhje dashurie me personazhe të njohur të muzikës, e megjithatë Genta Ismajli gjithmonë i ka mohuar. “Jam akoma single”, është përgjigjja që këngëtarja e përsërit prej disa vitesh, sa herë që në media pyetet për dashurinë. Pas ndarjes nga i vetmi i dashur që njihet publikisht, (Milot Binakun) këngëtarja nuk ka pranuar asnjë lidhje tjetër dashurie, duke dhënë deklarata të llojit se është angazhuar në karrierë dhe nuk gjen kohën e duhur për dashurinë. Beqare e përjetshme?! Këtë nuk e dimë, megjithatë e sigurt është që këngëtarja prej shumë kohësh i mohon të gjitha thashethemet që flasin për flirte dhe histori dashurie.

 

Mariza Ikonomi

mariza2

Padyshim që Mariza Ikonomi është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare, por njëkohësisht edhe një ndër më pak të përfolurat për jetën e saj private. Nuk e dimë nëse ndonjëherë ka pasur ndonjë mashkull në jetën e Marizës, pasi këngëtarja nuk ka folur kurrë për romanca dhe është deklaruar gjithmonë “single”. Njëkohësisht, Mariza është treguar e kujdesshme përsa i takon ruajtjes së jetës së saj private dhe nuk e kemi parë në praninë e ndonjë mashkulli, të paktën në gjeste që tregojnë diçka më shumë se sa miqësia.

 

Eranda Libohova

erandar

Prej më shumë se një dekade këngëtaren Eranda Libohova e kemi parë në skenë, por për sa i përket jetës së saj private informacioni është tejet i rezervuar. “Jam single”, e kemi dëgjuar shpesh këtë frazë të dalë nga goja e këngëtares, e cila edhe kur ka pasur zhvillime në jetën e saj i ka mohuar. Për një periudhë kohe këngëtarja është përfolur për një bashkëjetesë, megjithatë edhe këtë fakt vetë Eranda e ka mohuar. Mund ta themi,  për publikun Eranda Libohova ka qenë gjithmonë beqare e “përjetshme”.

 

Albana Osmani

albana3

Albana Osmani është një ndër bukuroshet e ekranit shqiptar, e megjithatë është ende “single”. Të paktën kështu deklaron vetë moderatorja, sa herë që pyetet për lidhjet e saj të dashurisë, apo gjendjen sentimentale. Ndërsa është përfolur për histori dashurie me meshkuj të famshëm, Albana i ka mohuar këto raporte, por njëkohësisht ka rrëfyer se në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull tjetër.

 

Greta Koçi

greta

Ashtu si shumë këngëtare të tjera edhe Greta Koçi është përfolur shpesh për histori dashurie dhe lidhje me meshkuj të famshëm, ose jo. Gjithsesi vetë këngëtarja flet pak për jetën e saj private, madje sa herë pyetet për dashurinë ajo refuzon që të përgjigjet. Dëshira për të ruajtur larg vëmendjes mediatike lidhjen e dashurisë, mund të ketë tunduar edhe Gretën e fakt është që deri më tani ia ka arritur. Gjatë viteve të fundit ajo është përfolur për lidhjen me një dentist, megjithatë Greta është deklaruar gjithmonë si pjesë e listës së gjatë të këngëtareve “single”.

 

Olta Gixhari

olta

Olta Gixhari është një nga aktoret më të përfolura shqiptare. Shfaqja e saj si koketë e ka vënë aktoren shpesh në vëmendjen e mediave rozë, apo të thashethemeve për histori dashurie. Por, pavarësisht kësaj Olta nuk ka pranuar asnjë lidhje, teksa pyetjes nëse e ka gjetur dashurinë i është përgjigjur gjithmonë me humor. Kohëve të fundit Olta Gixhari është përfolur për lidhjen me një djalosh disa vjet më të vogël në moshë, por pavarësisht komenteve dhe titujve në mediat e gossip ajo nuk ka reaguar, duke qëndruar kështu ende në listën e “beqareve” të showbizit shqiptar.

Tags: Albana OsmaniEranda Libohova 'genta ismailiGreta KociMariza Ikonomiolta gixhari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
Java e modës në New York/Momente të fotografuara që nuk duhet t’i humbisni (foto)

Java e modës në New York/Momente të fotografuara që nuk duhet t'i humbisni (foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera