Nga dita në ditë Atara rritet dhe mami Orinda s’mund të jetë më e lumtur se kaq.
Moderatorja ka ndarë mëngjesin e sotëm një video me Atarën në prehër, duke treguar se e vogla ka nisur të qëndrojë drejt pa ndihmën e mamit.
“Kemi filluar të qëndrojmë drejt”, ka shkruar Orinda ku duket e gjithë shtëpia plot ngjyra dhe atmosferën e festave.
Që prej momentit të parë kur u bë nënë, Orinda ndau çdo moment të ëmbël me të bijën dhe eksperiencat e ndryshme gjatë kësaj periudhe duke zbuluar se po e shijon shumë./revistawho.com