Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ato që nuk dini për Sadnën e “Bidai”

06/02/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ato që nuk dini për Sadnën e “Bidai”

Sara Khan e njohur si Sadna te seriali indian “Bidai”, është aktore shumë e njohur në Indi. Në vitin 2007 zgjidhet Miss Madhya Pradesh dhe fiton edhe rolin e saj që e bëri të njohur në këtë serial. Më parë, ajo ka aktruar edhe në serialet si “Hamari Adhuri Kahaani”, së bashku me Vidya Balan dhe Emraan Hashmi. Momentalisht ajo aktron rolin e Pavitra në serialin “Bhagyalakshmi”. E lindur më 6 gusht të vitit 1989 në Bhopal të Indisë, ajo ka mbaruar shkollimin në Bhopal dhe fillon studimet në Universitetin e Mumbait. Paraqitja e saj e parë ka qenë pikërisht ky serial ku edhe u bë super e njohur. Pas vetes ka shumë çmime në evente të ndryshme në Azi. Në vitin 2010, ajo martohet me Ali Merchant në show­spektaklin “Big Boss. House”, edicioni i katërt, por pas spektaklit ajo divorcohet duke u martuar me aktorin dhe modelin Paras Chhabra, por edhe nga ai ndahet, ndërkohë që për momentin pret të martohet me këngëtarin dhe biznesmenin Rishabh Tandon. ”Po, jam në lidhje me Rishabh, por realisht martesa na duket shumë e vështirë, edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron. Ndoshta së shpejti do të martohemi, por s’e di, nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë”, është shprehur ajo.





Jeni e çmendur ndaj shoping­ut?

Komplet jam e dhënë pas blerjeve.


Ku bëni më së shumti shopping dhe çfarë blini?

Kam pikë të dobët qytetet e modës, veçanërisht Londrën dhe blej shumë gjëra, më së shumti veshjet ngjyrë pink.

Po në Mumbai ku preferoni të blini?

Edhe këtu ka shumë vende për të blerë, por Perëndimi ka gjëra që te ne ndoshta nuk janë.

Momentalisht me çfarë merreni?

Jam duke shqyrtuar disa oferta të cilat më janë dhënë për xhirime të serialeve, të shoh çfarë do të zgjedh.

Jeni në lidhje dashurie me një biznesmen, është e vërtetë?

Po, jam e lidhur me Rishabh, por realisht martesa na duket shumë e vështirë, edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron. Ndoshta së shpejti do të martohemi, por s’e di, nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë.

(Panorama)

sara-khan_1426505752140

Tags: BidaiintervistaSadna
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Fatjoni i BB: Tek e dashura ime shkodrane më tërheqin trupi dhe vithet

Fatjoni i BB: Tek e dashura ime shkodrane më tërheqin trupi dhe vithet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera