Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Aurela e fundit e Mohikanëve!

12/02/2023
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Aurela e fundit e Mohikanëve!

Nga Zefina Hasani





E zhurmoi Tiranën këtë javë me një ngjarje të madhe muzikore. Jo vetëm pse mblodhi miqtë e shumtë, jashtëzakonisht të shumtë, për të promovuar 2 albume në një ditë, “Unike” dhe “Me taban”, me plot 20 këngë, të ritmeve, zhanreve e mesazhe të ndryshme… por edhe sepse e shkundi fort, edhe një herë këtë qytet, duke i kujtuar se sa unike është në llojin e saj.
Unike sepse edhe pse ka ngritur industrinë e madhe, të suksesshme, e fitimprurëse të muzikës live, ingranazhet e së cilës vajisen e ndizen, bashkë me zërin e saj, çdo fundjavë, përgjatë gjithë vitit, ajo nuk rresht së krijuari, konceptuari art, muzikë që të përcillet kudo e që t’ju përkasë të gjithëve.
Unike sepse nuk di të jetojë e bëj art ndryshe, veçse duke qenë mirënjohëse në çdo kohë e çdo moment për bashkëpunëtorët, miqtë dhe artistët që dikur i ka adhuruar e pas së cilëve ka ngjizuar ëndrrat, kur ishte ajo vajza e vogël e Llakatundit, për t’u bërë një ditë artiste që do të ngjitej në skenë, do të shfaqej në ekran e do të duartokitej si ata.
Unike sepse e shkruan dhe e flet historinë e saj, të të dy kohëve, para dhe pas ’90-ës, duke folur më shumë për ata që i ndenjtën në krah në rrugëtimin e saj të gjatë, sesa për veten. (I tillë ishte gjithë fjalimi i saj në këtë festë promovimi).
Unike, sepse edhe pse vjen prej kohëve të fillimeve të ’90-ës, së festivaleve të muzikës së lehtë shqiptare, nuk mbeti histori e sukseshme e së shkuarës, por po u reziston fort mirë trendeve, tregut të ri muzikor. Po depërton shumë mirë, duke sjellë çdo herë hite e duke u bërë kështu e preferuara edhe e brezave të së sotmes.
Unike sepse mesa duket është e fundit artiste e brezit të saj (artistik) që po qëndron kaq fuqishëm në treg, në atë të skenës “live”, në atë të koncerteve “live” por dhe në atë të klikimeve “live”.
Unike sepse ka gjetur atë formulën magjike për t’u bërë moderne duke qenë me taban.
Unike sepse është mami më cool, që vazhdon të luajë guximshëm me stilin e saj, sidomos me ngjyrën e flokëve. Fundja si dikur, kur thoshte: nëse do të kishin gojë këta flokët e mi, do të më kishin hedhur në gjyq 😊.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
“Do shkojmë te varri i babës”, premtimi emocionues që Luizi i bëri Kiarës!

“Të dua”, Kiarën dhe Luizin as “burgu” nuk i ndan!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera