Këngëtarja eksplozive Aurela Gaçe përveçse është shpërthyese në skenë , di të jetë edhe një familjare e përkushtuar. Ndër gjërat që këngëtarja vlerson më së shumti janë momentet familjare e pikërisht ato, Aurela do t’ja ngulisë mirë edhe vajzës së saj Grace. Në një foto të postuar së fundi në Instagram, ajo ka prezantuar familjen e saj të mbledhur per një darkë dhe sigurisht siç ndodh shpesh, Aurela i ka shoqëruar një dedikim të veçantë. Për të është e rëndësishme që Grace po rritet me dashurinë e gjyshërve, ashtu sikurse edhe ajo është rritur me gatimet e gjyshërve të saj, me shakatë e qortimet e tyre. Duke e vlersuar kaq shumë këtë moment familjar Aurela ve në pah se çdo familje ka lezet kur mblidhet here pas here duke memorizuar momente te vyeshme për jetën e gjithsecilit.