Nëse ka një njeri që na vjen në mend sa herë përmendet stërvitja e përhershme është padyshim Aurela Gaçe. Së fundmi këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj një video, ku shihet qartë gjithë mundi teksa stërvitet me pajisjet atje. Megjithatë për një moment Aurela e ndërprehu ushtrimin, e kaq i mjaftoi të pohojë se nuk është dhe aq e fortë.
“Shikoje deri në fund. Jam e fortë, jam e fortë… Nuk qenkam pra”, ka shkruar Gaçe shoqëruar me disa të qeshura.
Prej kohësh Aurela e ka stërvitjen stil jete dhe ka treguar se nuk e bën për t’u dukur e të nxjerrë muskuj në foto, por për të jetuar shëndetshëm dhe për të përballuar orë të tëra live në skenë, siç pak kush arrin të bëjë në Shqipëri./revistawho.com
View this post on Instagram







