Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës… 19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe? 19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela Gaçe feston përvjetorin special: Askush nuk e dinte se ku do të arrija

19/12/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Aurela Gaçe feston përvjetorin special: Askush nuk e dinte se ku do të arrija

Dita e sotme është tepër speciale për këngëtaren e njohur Aurela Gaçe. E njohur për talentin e padiskutueshëm, për energjinë dhe pasionin që ka dhuruar ndër vite në skenat shqiptare, këngëtarja ka ndarë pak orë më parë përjetimet e 25 viteve në skenën e ‘Festivalit të RTSH-së’. Aurela i ka emocionuar të gjithë me dedikimin e veçantë për të gjithë ata që e mbështetën gjatë gjithë karrierës së saj, bashkangjitur një videoje të vjetër nga performanca e parë në festivalin e madh.





“Festoj 25 vjetorin, në skenën e festivalit të madh domethënë, se mos ngatërrohemi. A mundem t’i falenderoj mjaftueshëm ato njerëz që besuan në ëndrrën time akoma pa e filluar? Asnjëherë. Gjithmonë ndihem borxhlie ndaj familjes time (xhaxhallarë e teze e deri kushërinj që më hapen dyert, të jetoja me ta çdo vit, nga dy-tre muaj. Qysh nga mosha 4 vjeç e gjysmë deri në adoleshencë, pasi ishte rrugëtim i gjatë që në fëmijëri, e megjithëse familja ime jetonte në fshat, sakrifica bëhej e dyfishtë edhe për familjarët e tjerë që duhet të më mbanin, të më çonin e të merrnin nga provat, përditë, derisa mbaruan edhe festivalet e fëmijëve)… edhe ja, erdha në Festivalin e Madh…1993. Përsëri familja ime u bë mbështetja më e madhe. Hapën dyert, jo një ditë, jo një muaj, por me vite, derisa mami e babi im erdhën pranë meje në kryeqytet. Jam gjithmonë mirënjohëse për çdo sakrificë që kanë bërë për mua e për atë, ëndrrën time… Askush nuk e dinte se ku do të arrija, e nëse ndonjëherë do të arrija diçka… por ata thjeshtë më ndihmuan. Vlera e tyre njerëzore më ka bërë edhe më të ndjeshme, më ka bërë të kujtoj gjithmonë nga vij e si erdha deri këtu. Faleminderit Familja. Ju dua më shumë seç fjalët mund ta shprehin”,-shkruan Aurela.


https://www.instagram.com/p/BrlIY6FAT3w/

Kënga me të cilën Gaçe u ngjit në skenë në ’93-in titullohej ‘Pegaso’. Në video bie në sy look-u i veçantë i Aurelës, e cila shpjegon se kostumin që kishte veshur e ka marrë borxh. Sigurisht nuk mund të mungonin modifikimet e saj në stil për ta bërë origjinale, siç bën ende sot.

Këngëtarja ka qenë gjithmonë vetvetja, gjithmonë e preferuara e publikut, sot dhe dekada të shkuara./revistawho.com

Tags: 25 vite93Auerela Gaceemocionfestivali i rtshkarriereskenetalent
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…
Breaking News

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…

19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?

19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
Next Post
5 ngjyrat e flokëve që do shihni më shumë gjatë vitit 2019

5 ngjyrat e flokëve që do shihni më shumë gjatë vitit 2019








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera