Aurela e ka gjetur dashurinë e saj. Madje ne kemi patur fatin të jemi spektatorë të ndjenjave të artistes, duke ia vjedhur vargjet për t’ia kushtuar dashurive tona. Si tek “Shpirti i shpirtit tim”, që i dedikohet Skerdit, po kushedi sa shqiptarë ia kanë kushtuar të dashurve të zemrës. Por çfarë ka përtej kësaj anës romantike? Si është përditshmëria e tyre? Çfarë ka Skerdi që e bëri për vete Aurelën? Sonte ajo na lejoi sërish të kuptojmë më shumë, duke na bërë spektatorë të një mesazhi që shpreh mirënjohje. Sepse siç kuptohet nga fjalët e artistes, bashkëshorti i saj është edhe krahu i saj i djathtë në punë, është supi ku Aurela mbështetet. Babai i dy vajzave të tyre, kujdeset në detaje që këngëtarja të mos ketë asnjë “moskokëçarje” tjetër, përveçse shkëlqimit në skenë.
STATUSI I PLOTE I AURELA GAÇES
Rrallë shpreh atë qe ndjej për ty në publik. Nuk besoj se të flasësh publikisht, tregon se e do më shumë njeriun me të cilin ndan ditët e jetës tënde. Por sot dua të flas. Shumë pak e dinë se çfare mbështetje je ti për mua. Të gjithë më shohin si një njeri të forte dhe mendojnë se s’kam nevojë për një sup ku të mbështetem. Unë e çdo artist ka nevojë për një njeri vizionar, që të shohë e të besojë në atë që je. Do të thotë dikush, po ti je vetë. Mire dakord, por askush nuk e di rraskapitjen e mundimin që më është dashur të përballoj e vetme për 20 vjet, çdo gjë që duhej për të realizuar veten.
Prindërit e dinë mirë çfarë kalon fëmija dhe mundohet me shpirt. Por jo gjithmonë munden nëse nuk janë brenda këtij profesioni. Mund të të ndihmojnë shpirtërisht sigurisht, edhe mua kjo gjë s’më ka munguar. Por më është dashur të bëj çdo gjë vetë edhe kur s’kuptoja si bëhej.
Më është dashur të bëhem çdo gjë në mbas skenë, menaxhere, producente (mblidh të ardhura e vetëm harxho në atë që duhet për skenën).
Po, unë e shumë artistë të brezit tim as nuk e dinim se ç’do të thotë menaxhim i aftësive të tua.
Un sot jam më e fortë sepse të kam ty që më sheh në sy e dashuron at që unë jam. Une s’kam pasur kurrë nevojë për një burrë që të më mbante me të ardhura sepse punoja vetë. Une nuk do të pranoja kurrë të jetoja as 1 orë të jetës time me dikë që do të më bënte të ndihesha më pak së çfare besoj për veten. Dhe… Unë nuk do të mundesha të bëj çfarë jam duke bërë, të jem “live” në këto permasa, të luftoj në këtë treg ku playback-u të mbyt, e unë të arrij të jem në skenë me staf të vërtetë, të isha “live” çdo javë në skenë në Tiranë. Kjo u bë e po bëhet sepse unë nuk kam nevojë të mendoj për gjëra që s’më takojnë mua. Ti mua më jep mundësinë që unë të mendoj e të jem 100% në skenë vetëm të jap atë që më fali Zoti. Përveç dashurise që kam për ty, përveç asaj që më ke bërë të ndjej si qenie njerëzore, unë dua të tregoj se kam në krah njeriun që kupton qenien time në skenë e më ndihmon në çdo hap të realizoj gjëra që në realitetin tonë unë i besoja të pamundura. Unë sot të falenderoj për gjithçka o babi i dy vajzave tona mrekulli. Faleminderit Zot për këtë sup ku mbështes kokën.
revistawho.com