Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela Gaçe mesazh kolegëve: Mos prishni miqësitë për votat, rëndësi ka publiku e jo një kupë

10/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Aurela Gaçe mesazh kolegëve: Mos prishni miqësitë për votat, rëndësi ka publiku e jo një kupë

Në një mbrëmje kur të gjithë finalistët e festivalit “Kënga Magjike” janë në ankth për fitoren, një këngëtare që ka triumfuar disa herë në këtë skenë u jep një mesazh. Pak orë më vonë artistët do të mësojnë se si i kanë votuar kolegët e me shumë gjasë disa miqësi do të prishen e ndoshta të reja do të lindin. Por sipas Aurela Gaçes e cila sapo është bërë nënë për të dytën herë e festivalin e do ndjekë nga shtëpia, kolegët nuk duhet ta hidhërojnë mendjen dhe zemrën për shkak të votave. “Si mendoni ju, kujt t’ja dorezoj kete kupe??? Ka ardhur momenti ta dorezoj… kam nje lutje per koleget e artistet. Packa se votimet jane, i keni bere per njeri -tjetrin, mbas perfundimit te ketij konkurrimi, mos e hidheroni mendjen e zemren kundrejt miqve, ose edhe atyre qe mbase nuk ju kane votuar sic ju deshironi. Une vertete e kam ate kupe ne dore, por e verteta eshte se te dashur per publikun nuk te ben fitorja e nje kupe. Do te thoni ju, flet keshtu ti se e ke marre. Jo jo. Publiku ne fakt kur kendon me ty, as nuk e mendon e as do t’ja dije per renditjen tende ne nje konkurs. Atij ose i pelqen ajo kenge, ose jo. Kaq vite ne skene e ne terren direkt me publikun, me kane mesuar shume. Nese ju e dini se cfare jeni per publikun, atehere nuk mund te prisni nje kupe qe t’ja u konfirmoje dashurine e publikut. Jeta ka shume me shume se kaq. Shijojeni skenen, sepse ju ate keni dashuri. S’dua te bej moral, por vertete e di perfundimin, gjithmone ka te pakenaqur… Por jeta jone nuk mund te rrotullohet vetem rreth fitimit te asaj kupe. Une keshtu e shoh. Eshte bere kaq shume pune, nga ju, nga producentet, nga te gjithe aty… E ne fund ka gjithmone artiste qe i pervishen kolegut, ose jurise nese do te kishte nje te tille per ndarje cmimesh. Fundja fundit, nje do ta fitoje…e jeta vazhdon po njesoj mbas kesaj, me te njetat gezime e halle… Kur mendoj qe kjo bote ka kaq shume halle… E ne prishim gojen e zemren per nje kupe, me duket pak e padrejte nga ana jone, qe pretendojme se i sjellim gezim publikut. Te kemi shendetin se jeta vazhdon. Te gjithe jemi fitues perderisa dalim ne skene e bejme ate qe kemi enderruar”, ka shkruar Gaçe.






Tags: kenga magjike
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
Lajme të mira nga Michael Buble, i biri 3-vjeçar me kancer do kalojë Krishtlindjen në shtëpi

Lajme të mira nga Michael Buble, i biri 3-vjeçar me kancer do kalojë Krishtlindjen në shtëpi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera