Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela Gaçe, mesazh për “vipsat” e mërzitur nga postimet e saj: Ua kujtoj unë kush janë e nga vijnë…

11/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Aurela Gaçe, mesazh për “vipsat” e mërzitur nga postimet e saj: Ua kujtoj unë kush janë e nga vijnë…

Aurela Gaçe nuk di të heshtë asnjëherë nëse ka diçka që e shqetëson në jetën e saj. Si një prej personazheve që ndan me publikun çdo moment të karrierës profesionale, por edhe më gjerë, sa herë “sulmohet” për postimet apo reagimet e saj, Gaçe e ka një përgjigje të prerë. Pak më parë, këngëtarja vlonjate ka postuar një status të gjatë për të gjithë ata që ajo i quan “vipsa” dhe që janë mësuar të shesin në rrjetet sociale një tjetër jetë nga ajo që në të vërtetë bëjnë. Në ndryshim nga jeta vanitoze e shumë prej tyre, Gaçe thotë se ka zgjedhur tjetër rrugë edhe për karrierën, edhe për të komunikuar drejtpërdrejt me publikun e saj. Ndërsa për “ata”, “unë thjeshtë ua kujtoj se kush janë e nga vijnë…..”





Ja statusi i plotë i Aurela Gaçes në Instagram:

“E dini pse njerëzit më pëlqejnë? Sepse them të vërtetën. E dini pse njerëzit më urrejnë? Sepse them të vërtetën.” Hë pra, hajde merre vesh.


Më tha një shoqe (s’po e bëj tag), se disa “vipsa” ankohen nga postimet e mia ose nga ato që them unë, si p.sh. që nuk tregoj hotelet ku shkoj, nuk tregoj pjatën me “arragosta”, por nxjerr të kundërtën e sipërfaqes së tyre… se ka nga ata që u lodhen sytë kur shohin se mua më pëlqen buka me djathë. Puna është se edhe atyre u pëlqen shumë, por s’e thonë, se duan që ju të mendoni se ata jetojnë në luks, në luks të shtirur, sepse mbas arragostës, do të dalin prapë të ecin në baltë deri tek makina…. Po po, makina luks bie ndesh kur në foto bashkë me makinën, rrethohesh nga pallate që duket sikur u ka rënë bomba. Sado të mos e pranojnë me veten se nga çfarë rrethohen, realiteti është i hidhur. Është si puna e tapetit te kuq… emmmm, cili nga “ne” “hartistët” jeton në të vërtetë atë jetë që pastaj t’i shkojë edhe tapeti? Ajo çfarë na rrethon është e kundërta. Është si puna e muzikës. Nuk mund të hash ato lloj pjatash p.sh. e të jesh në Maldive e Paris, kur në fakt vdesssss për një çikë aheng-harem.. po po… Me ato pjata e me ato pushime e me ato këpuce e çanta, ty të ka hije muzike yhy, larg nga ky realitet apo jo. Opera, jazz p.sh., apo jo ore shokëni amani? Epo ka nga ata që mërziten pse unë e them troç p.sh. që më pëlqen buka me djathë. Në fakt, kënaqem fare duke kërcyer edhe me atë që ata fshehin….. Ata mërziten kur unë flas hapur….. por s’e besoj se e kanë me mua këta “vipsat ” që u vijnë hidhur postimet e mia mbi këto tema ose edhe mbi klikimet p.sh. Unë thjeshtë ua kujtoj se kush janë e nga vijnë…..

Ata thonë se unë dua të tërheq vëmendjen me këto që them, sepse s’kam gjë tjetër. Ëmmm, epo tani ju tërhiqni vëmendje me luks e klikime. Unë që s’i kam këto, normal do nxjerr këto që më ndodhen. Pse u vjen hidhur atyre, këtë s’e kuptoj. Ç’të bej? Të bëj edhe unë si ata – ato? Si thoni? A thua ne nuk dimë apo nuk duam? Po puna është se kë do gënjej përveç vetes? A thua s’jam e realizuar deri në fyt që të detyrohem të tërheq vëmendjen me “gënjeshtra”??? / revistaclass.al

Tags: aurela gace
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
Next Post
Nuk duhet ta filloni ditën pa bërë këto gjëra

Nuk duhet ta filloni ditën pa bërë këto gjëra








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera