Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela Gaçe në një rrëfim tronditës për “Eurosong”: Më shkatërruan kur isha shtatzënë

14/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
Aurela Gaçe në një rrëfim tronditës për “Eurosong”: Më shkatërruan kur isha shtatzënë

Këngëtarja e madhe e skenës shqiptare, rikthehet disa vite pas në kohë, duke rrëfyer një të vërtetë tronditëse. 5 vjet më parë ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong dhe i është dashur për 2 vjet mos ta ndjek më këtë kompeticion për shkak të shijes së hidhur që i la. Aurela Gaçe nuk ka arritur të kualifikohet në finale dhe ajo çfarë e ka tronditur nuk ka qenë ky fakt e as kritikat ndërkombëtare, por helmi që ka ardhur nga vet vendi i saj. Në atë periudhë këngëtarja bëri të ditur se ka qënë në pritje të një fëmije, por ky lajm u keqpërdor nga mediat shqiptare duke u shprehur se Aurela po mashtronte për shtatzëninë e saj për të justifikuar dështimin. Në shkrimin më poshtë do të njiheni më shumë me atë çfarë ka thënë këngëtarja.





“E shikoni këtë foto ku vetëm titulli të helmon? 5 vjet më parë…. Qe momenti që mora pjesë në Eurovision, kisha një shije shumë të hidhur dhe dy vitet e para as nuk e shikoja…më sillte ndjesira te çuditshme. Pastaj e hodha mbas shpine hidhësine dhe me forcë mbështesja edhe ato që nuk kisha asnjë njohje. E ne pothuaj çdo postim, kishte shumë vrer. A thua se futja ne finale, vendos për karrieren tënde, a thua se ti s’ke punuar kurrë më pare, s’kemi dhënë kurrë më parë gëzim, emocion, dashuri….. Është e turpshme si hidhet poshtë njeriu yt. Ka shumë arsye pse nuk arrin dot në një finale. Me mendjemadhesi e them , s’kam bërë asnjë gabim në të kënduar . Përkundrazi i kam rënë kokës një kënge specifike me nota shumë të larta ku përzier me rrok ishte ndjeshëm folku ynë. Shumë më shanë pse bëra atë zgjedhje si stil kënge. Shumë më thoshin lëre shqip. Shumë shpreheshin se anglisht na kuptonin ata…. e shumë e kishin problem se kisha pak aksent … e tmerrshme. Ne kemi këngëtarë shqiptarë që as shqip nuk dinë të shkruajnë mirë , e janë rritur këtu mes trotuarit…E të mendosh se Celine Dion, Arnold Schwartzenegger, Antonio Banderas etj etj kanë bërë karrierë edhe pse me aksent …..ndërsa ketu ? Joooo, ti duhet patjeter të jesh ne lartësirat e duhura sipas standarteve që i vendosin ( kush?) Ndërkohe ka shumë raste ky Eurovizion ku ka pasur prurje edhe me folkun e vendeve përkatëse ( apo kur e bëjnë ata të tjerët është bukur ë?) Ka pasur prurje me muzike Pop, Rock, super balada, e shumë nga ato patjetër kanë pasur diçka nga vendi i vet. Unë besoj se e kam provuar që mund t’i këndoj edhe baladat edhe këngët e gëzuara, e kollaj mund të bëja diçka të tillë…por unë ashtu doja të paraqitesha. Ashtu besoja se do të ishim vetja jonë. Por ngado ta ktheja përsëri mora shumë sharje. Sharje deri në lëndim, deri duke më quajtur ‘mashtruese’, deri aty sa më akuzuan se po thoja se isha shtatzanë për t’u marrë mendjen njerëzve e të mos e mendonin dështimin. Oh, çfarë dhimbje ka ndier ky kraharor…brenda meje rritej një ëngjëll… Dhe një gazetare vendosi të përbaltte në mënyrë djallëzore gjithë karrierën time, deri në përbaltje të figurës sime, dinjitetit, të cilin e kam shumë të shtrenjtë. Mund ta hidhja në gjyq….por vendosa të shijoja çdo ditë të asaj që më solli jeta. Sigurisht me temperamentin tim mund të kisha bëre më shumë se një gjyq… por kjo është hera e parë që unë e përmend …..(shkrimin Panorama e ka hequr, duke mos më kërkuar kurrë falje, por në internet si për dreq ekzistojnë portale që e mbajnë akoma si relike të shpërthimit djallëzor) Prandaj dhe unë çdo artisti që shkon atje i jap shumë mbështetje sepse e di gjithë rrugën në të cilen ecën secila çdo ditë deri sa ngjitet në skenë. E pastaj e tmerrshme është kur mbaron e ti nuk futesh në finale. Ti kthehesh në “dështake”: papritur. Po mirë gazetat tona, i lexojne ato të huajat, dinë shumë mirë çfarë kanë thënë për ne. Çfarë ata thonë për ne. Por nuk i thonë. E njëjta gjë ndodhi me Enedën. Folën shumë bukur BBC, Italia etj , por pse dikush mes 5/6 te tjerëve tha dicka jo fort të bukur, portalet tona atë pasqyrojne. Të keqen. Po pse? Ç’është ky mllef ndaj artistit? Nëse s’të pëlqen të paktën mos e fyej sepse artisti nuk është njeriu që të ka lënë jo të lumtur, PA punë , PA të holla në xhep. Mllefin e mbledhur nga jeta pse duhet t’a shkarkojmë tek artisti???? Po nëse Rona nuk do të hynte në finale ç’do të thoshin? Sepse të gjithë janë koshientë se e bënë copë. Të gjithë e mbajnë mend. Elhaida nga krenaria jonë në The Voice of Italy u kthye në çfarë??? Sepse vërtet dua ta kuptoj çfare ndodh me ne ai komb. Është e çuditshme e vetmja artiste e Kosoves tonë qe mbështeti Shqipërinë mbreme ishte Rona Nishliiu. Mbase e ka bërë edhe dikush tjetër por une s’kam parë gjë. Ku janë keta artistët me shumë famë, pse s’i përdorën një minutë të vetme ato rrjetet sociale ku mburren përdite për klikimet nga 20 milione në 3 muaj? Se kur vjen puna për të thënë se jemi komb i vogël e dinë, se duhen ato vota për t’i dhënë një mbështetje një artisteje shqiptare që ndodhet përballë 45 shteteve atje, e ne më duket jemi nga më të paktët në numër. Pse jo? Apo nuk bën pjesë në “your fucking hot team”? (Grupi yt fantastik) Apo se “they are too cool for eurovision”(janë tepër fantastikë për Eurovision) Apo çfarë tjetër? E njohin s’e njohin një artiste, e re ose me eksperiencë, ajo ose ai përfaqëson kombin tënd. Është si një ndeshje e Kombëtares tonë. E ku të gjithë bëhen patriote e vuuu foto me kuq e zi. Po tani pse jo? Unë mbështes Kombëtaren e këdo që mban mbi supe ngjyrat e flamurit në një shtet tjetër. Edhe në humbje edhe në fitore. Atëherë artisti çfarë ka bërë ? Pse artisti është armiku? Pse të gjithë kundër????? Kur jeni ju artistë që keni shumë “ndjekës” pse nuk mbështesni dikë që mbase s’ju pëlqen por në atë moment përfaqëson kombin tënd? Meqë ata në 7 milionë shqiptarë anembanë rruzullit , ku gjysma janë pleq e fëmijë, të tjerët punojnë gjthë ditën të paguajnë faturat e shtëpisë, nga këta që ngelen i bie secili vetëm klikon e klikon e klikon deri sa i mpihet gishti .. .po pse s’u kërkoni atyre fansave tuaj meqë arrijnë këtë numër klikimesh, mbase votojnë për patriotizëm e mbase ia hedhim me vota edhe shteteve me nga 80 milionë banorë ( se ata nuk i kanë kaq klikime në 1 muaj) . Të bëhet gati se ne të masakrojmë.”

e7ba504e6612b95358eb6cdc54dd5ef9


Tags: aurela gaceeurosongrrefim trondites
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!
Breaking News

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!

06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?
Breaking News

Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?

06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!

06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!
Breaking News

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!
Breaking News

Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!

06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
Next Post
Ndeshja e Tyson në 1995, ekzistonin smartphone?!

Ndeshja e Tyson në 1995, ekzistonin smartphone?!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera