• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aurela Gaçe tregon eksperiencat e saj: Ka akoma njerëz që më thonë s’je mjaftueshëm

Nisma “Prano Veten” e nisur nga fotografja e njohur Anjeza Dyrmishi ka bërë jehonë në të gjitha mediat sociale. Përveçse influencueseve dhe blogereve, shumë personazhe të njohur e kanë mbështetur këtë iniciativë, që në thelb ka si qëllim të japë mesazhin se gratë dhe vajzat duhet ta pranojnë veten në çdo lloj forme. Aurela Gaçe ka qenë një ndër personazhet e famshëm që ka e mbështetur këtë nismë dhe në të njëjtën kohë ka treguar diçka nga eksperienca e saj e ka dhënë disa mesazhe për të gjitha vajzat.

https://www.instagram.com/p/B2w9VGBgl65/

Këngëtarja ka rrëfyer se gjithmonë ka pasur njerëz që i kanë kërkuar të kryejë ndërhyrje në trup, por ajo ka preferuar të mos i dëgjojë dhe ta duajë veten edhe me imperfeksionet e vogla. “Edhe pse kam 26 vjet në sy të publikut ka akoma njerëz që më thonë s’je mjaftueshëm rregullo këtë, rregullo atë, s’je e gjatë, rrit parakolpin, je e shëndoshë, je dobësuar, mos qesh shumë, mos fol, etj etj. E imagjinon dot sikur për vetëm 1 moment t’i kisha dëgjuar? Më tha para disa ditësh dikush që më bëri disa matje në trup, perfekt tha kraharori me vithet njësoj. Bëj gjoksin tha e je perfekt. E kupton ça bëhet? Më tha je në rregull e pastaj sugjeroi rritjen e përmasave. Pse i thashë? Mendon se do të kem më shumë fansa po e bëra? Apo mendon se do lërë kokën burri për mua? Ngeli. A e kupton se nga çfarë presioni rrethohen vajzat, gratë? Nga njëra-tjetra një herë presion i rrezikshëm. E për të mos folur edhe për gjininë mashkullore, që kërkon perfeksion, a thua se vetë ka rënë nga qielli”, ka shkruar Aurela në një koment.

Ajo ka vazhduar duke thënë se vajzat nuk duhet të bien pre e djemve që i shikojnë si material të jashtëm, pa pyetur për botën e tyre të brendshme.

Aurela Gaçe ka treguar gjithmonë se është ndër ato personazhe të njohur që nuk preferon të tjetërsohet për shkak të disa parametrave të bukurisë të vendosur nga shoqëria. /revistawho.com