Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela Gaçe tregon si është njohur me bashkëshortin: Na ka prezantuar Dr.Flori

25/09/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Aurela Gaçe tregon si është njohur me bashkëshortin: Na ka prezantuar Dr.Flori

Aurela Gaçe ishte e ftuar special pasditen e sotme në emisionin “Rudina”. Këngëtarja e njohur foli për koncertin recital të mbajtur pak ditë më parë dhe ndau me teleshikuesit detaje nga puna e saj ndër vite. Si rrallëherë Aurela vendosi të fliste edhe për bashkëshortin e saj, Skerdin, me të cilin sot ka krijuar një familje të lumtur. Këngëtarja tregoi se Skerdin ja ka prezantuar miku i saj i ndjerë, Dr.Flori. Më pas Aurela rrëfeu se si ka qenë takimi i saj i parë me partnerin.





“Kur jemi ulur për herë të parë në tavolinë i thashë po bëj një këngë me titull ‘Cash’, që e kam për ato vajzat që duan djemtë me numër me 20. Ai më pa dhe më tha shumë serioz: ‘Po pse po e bën këtë këngë? Kush është qëllimi?’. Unë mendova me vete ky do jetë nga ata që jep lek dhe i djeg. Pastaj i thashë me seriozitet: ‘Se vajzat që punojnë vetë ndihen keq, se mendojnë se kështu arrihen gjërat në jetë’. Më pas ai më tha: ‘Qetësohu se nuk të thashë gjë’. Më vonë nga takimet e shumta për punën e kuptova që nuk i shpëtoja dot”, ka treguar Aurela. Ajo ka shtuar se falenderon Zotin çdo ditë që e bëri Skerdin pjesë të jetës së saj, sepse ai e bën shumë të lumtur.


Përveç kësaj Aurela ka treguar se bashkëshorti e ndihmon shumë me punën, sepse më parë i duhej të merrej vetë me gjithçka, ndërsa sot mendon vetëm për performancën në skenë, sepse për çdo gjë tjetër kujdeset Skerdi. Këngëtarja e njohur ka 6 vite e martuar me partnerin e saj dhe sot ata janë prindër të dy vajzave, Abigail dhe Grace. /revistawho.com

Tags: aurela gacedr. floriskerditakimi i pare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Next Post
Mirupafshim Tiranë…

Mirupafshim Tiranë…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera