Këngëtarja aq e dashur për publikun shqipar, Aurela Gaçe, feston sot ditën e saj të lindjes. Këtë ajo ka dashur ta tregojë vetë dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në llogarinë e saj në Facebook. Por ashtu siç mund të pritet nga një tip shumë karizmatik siç është Aurela edhe urimin për veten e ka bërë plot me humor dhe origjinalitet. “Uooo uooo motraaaa, po vajte 42 kokrra moj lumadhe dhe nuk nxure o tu bëfsha. Ec përpara të çafsha ballin! Ok, sot 42 vjeç. Këtë ma kujton vetëm pasaporta se në mendje dhe shpirt jam 21 me eksperiencën e një 42-vjeçareje. E etur të jetoj çdo sekonda të jetës me energji positive!” – është shprehur këngëtarja.