Ditët e modës ‘Fashion ëeek’ në Milano dhe Paris janë ndjekur nga afër edhe nga bukuroshja Aurela Hoxha e cila përmes një rrëfimi zbulon gjithë detajet e këtij udhëtimi. Edhe pse është cilësuar si një fashioniste e cila bën një jetë luksi, ajo e mohon këtë gjë duke thënë se ka punuar që në moshën 16 vjeçare, ndryshe nga shumë vajza të tjera. “Ndryshe nga këto fashionistet e tjera që janë tani unë kam punuar që 16 vjeç. E kam nisur me rrogën 200 mijë lek dhe që prej asaj dite nuk kam ndalur së punuari”, tregon modelja për “Bluetooth”. Ndërsa, dashuria për të tashmë ka emër tjetër, ajo po shijon në maksimum të qenit single. “Nuk kam asgjë të re, jam single dhe nuk kam asgjë në horizont për një lidhje të re”, pohon Aurela