Bukuroshja Aurela Hoxha po shijon ditët e fundit të stinës së nxehtë përpara fillimi të shirave por edhe sezonit të ri të punës. Teksa nuk dihet ende nëse ajo do të shfaqet apo jo sërish në ekran si moderatore, ky shtator e ka gjetur Aurelën me një status të ri. Pas plot 15 vjetësh, ajo është sërish beqare. Mirëpo siç dallohet qartë nga postimet e saj në rrjetet sociale, seksi Aurela nuk po e vuan shumë ndarjen. Megjithëse prej shumë pak kohësh ajo u nda nga bashkëshorti dhe tashmë është në proces divorci, modelia duket e qetë. Ajo nuk harron të përshëndesë ndjekësit e saj të internetit dhe vazhdon të shfaqet po aq seksi sa gjithmonë.
Discussion about this post